Andi Lila thotë se Serbia ishte skuadra më e dobët e Botërorit, pas Katarit!

Andi Lila thotë se Serbia ishte skuadra më e dobët e Botërorit, pas Katarit!

Ish-mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Andi Lila, e ka cilësuar Serbinë si ekipin më të dobët, pas Katarit, në këtë Kampionat Botëror.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai tha se paaftësia dhe fodullëku nuk mund të shkojnë së bashku.

“Serbia skuadra më e dobët e botërorit pas Katarit!  Edhe të paaftë edhe ‘‘fodull’’ nuk shkon”, shkroi lojtari në Facebook, transmeton lajmi.net.

Serbia, gjatë këtyre tri ndeshjeve, ka arkëtuar vetëm një pike nga nëntë të mundshmet.

Mbrëmë ata u eliminuan sërish nga Zvicra në një Botëror dhe ishin sërish shqiptarët ata që ndihmuan më së shumti drejt kësaj rruge./Lajmi.net

CATEGORIES
Share This