Trajkoviç thotë se po të kërkohej ekzaminim mjeksor, Vuçiç nuk do të ishte president, ka probleme të rënda psiqike!

Trajkoviç thotë se po të kërkohej ekzaminim mjeksor, Vuçiç nuk do të ishte president, ka probleme të rënda psiqike!

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane Serbe, Rada Trajkoviq e cila është emëruar këshilltare e ministrit Nenad Rashiq në Qeverinë e Kosovës, i është kundërpërgjigjur ofendimeve të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku ky i fundit e kishte quajtur si “llum serb nga fundi i vaskës”.

“Me një gjendje të tillë psiko-fizike, nuk mendoj se do të kishte kaluar një ekzaminim mjekësor dhe s’do të kishte marrë sigurinë se është i aftë të kryejë funksionin e presidentit të shtetit. Unë jam mjeke dhe mundohem shumë ta kuptoj si pacient, por si president nuk mundem”, ka thënë Trajkoviq.

Sipas Trajkoviq-it, Vuçiqi e ka kompromentuar funksionin e presidentit të Serbisë.

“Kam menduar se pozita e presidentit e detyron të jetë më normal”, ka deklaruar Rada ajo për mediumin serb Nova.rs, transmeton Portali Dukagjini.

Por sipas saj, ajo nuk e ka problemin pse i pari i serbëve po përdor një retorik të tillë por, pse Vuçiqi është president i Serbisë, dhe se “me këtë paraqitje ai i ka shkaktuar dëme të mëdha Serbisë”.

CATEGORIES
Share This