Prokurori thotë se provat tregojnë se Trumpi ‘në mënyrë të qartë’ lejoi mashtrimin tatimor

Prokurori thotë se provat tregojnë se Trumpi ‘në mënyrë të qartë’ lejoi mashtrimin tatimor

Prokurorët kanë rifilluar argumentat e tyre përmbyllës në gjyqin e mashtrimit tatimor të Organizatës Trump, duke premtuar se do të ndajnë detaje të pazbuluara më parë në lidhje me njohuritë e Donald Trump-it për një skemë të shmangies së taksave të krijuar nga një prej drejtuesve të tij më të lartë.

Ndihmës Prokurori i Qarkut të Manhatanit, Joshua Steinglass vazhdoi përmbledhjen e tij të çështjes të premten pasi u tha anëtarëve të jurisë të enjten se “Donald Trumpi e dinte saktësisht se çfarë po ndodhte me drejtuesit e tij më të lartë”.

Çështja e mashtrimit fiskal është gjyqi i vetëm që lindi nga hetimi tre-vjeçar i zotit Trump dhe praktikave të tij të biznesit nga zyra e prokurorit të qarkut të Manhattanit.

Kompania ka mohuar keqbërjen, me avokatët e saj që argumentojnë se financieri Weisselberg kishte si qëllim të përfitonte vetëm për veten e tij. Vetë Trumpi nuk është në gjyq.

CATEGORIES
Share This