Rama: Pse të flas për Shaqirin e Xhakën? Nuk jam kryeministër i Zvicrës….

Rama: Pse të flas për Shaqirin e Xhakën? Nuk jam kryeministër i Zvicrës….

Kryeministri Edi Rama ishte ndër të rrallët politikanë në Shqipëri që nuk reagoi publikisht pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë në Kupën e Botës, ku protagonistë ishin 2 shqiptarët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

I pyetur nga mediat për arsyet e kësaj heshtjeje, Rama u shpreh se nuk e pa të arsyeshme që të përdorte politikisht 2 figura që luajnë për një shtet tjetër duke i fryrë ‘zjarrit të një nacionalizmi qesharak’.

“Nuk e kuptoj pse duhet të flisja se nuk jam kryeministër i Zvicrës, jam i Shqipërisë. Nëse do ndaja nga skuadra kombëtare Zvicrës dy qytetarë zviceranë që kanë kombësi shqiptare, që janë shqiptarë të cilët ne i shohim me dashuri dhe simpati të madhe për një ndeshje të veçantë, çfarë do bëja? Do i përdorja ato figura për politikë dhe në një mënyrë aspak dinjitoze, sepse është ekipi kombëtar i një shteti tjetër dhe do t’i fryja zjarrit të një nacionalizmi, më falni për shprehjen qesharak. Por nacionalizmi është gjithmonë sa qesharak aq edhe i rrezikshëm. Nuk është e nevojshme, nuk e shoh të nevojshme dhe më duket që kush e bën këtë, nuk bën gjënë e duhur”, tha Rama.

CATEGORIES
Share This