Pas një loje emocinuese dhe me kthesa të mëdha, Argjentina vazhdon ëndrrën për Botëror, fiton pas penalltive

Pas një loje emocinuese dhe me kthesa të mëdha, Argjentina vazhdon ëndrrën për Botëror, fiton pas penalltive

Argjentina në gjysmëfinale të Kupës së Botës.

Argjentina fitoi 4:3 pas penalltive, shkruan lajmi.net.

Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll 2:2, duke shkuar më pas në vazhdime.

Në vazhdime Argjentina kishin mjaft mundësi për të vulosur fituesin, por topi nuk deshi të hyjë në portë.

Në penallti ishin më të saktë Argjentina dhe siguruan kualifikimin.

Për Holandën ishin Virgil van Dijk dhe Berghuis që dështuan, pasi Emiliano Martinez i priti goditjet e tyre, duke u bërë heroi i kombëtares së tij.

Ndërsa, për argjentinasit Enzo Fernandez e humbi penalltinë.

Në gjysmëfinale Argjentina përballen me Kroacinë./Lajmi.net

CATEGORIES
Share This