Mbyllet aventura e Ivana Knoll në Katar, ironizon Argjentinën

Mbyllet aventura e Ivana Knoll në Katar, ironizon Argjentinën

Kanë kaluar më shumë se tre javë që nga fillimi i Kupës së Botës 2022 në Katar dhe Ivanka Knoll ishte protagoniste kryesore në media

Ajo nuk i rezistoi dot dëshirës për të kritikuar Kombëtaren e Argjentinës së Lionel Messit, ashtu siç bëri në një moment boksieri meksikan Canelo Alvarez.

Këtë të martë ishte gjysmëfinalja e parë e Katarit 2022 mes Argjentinës dhe Kroacisë dhe si në çdo ndeshje të skuadrës europiane, Ivana Knoll ishte një nga personat më të kërkuar, sidomos nga tifozët që donin t’i merrnin një foto bukuroshes.

Por në fund të ndeshjes ajo nuk ishte e buzëqeshur si në raste të tjera, pasi kombëtarja e vendit të saj u eliminua.

Në dalje të stadiumit “Lusail”, ku Kroacia humbi 3-0, modelja dhe influencuesja nuk e fshehu acarimin e saj dhe rrëfeu se ishte e pikëlluar për humbjen, pasi siguroi se Argjentina nuk është një ekip i mirë, përveç faktit se kroatët patën një ditë të keqe.

“Unë nuk mendoj se Argjentina është një ekip aq i mirë, prandaj. Nuk patëm një ditë të mirë, por një ditë të keqe, kjo është e gjitha”, tha modelja në një video të publikuar nga TUDN.

Ivana Knoll i ka kaluar dy milionë ndjekësit në Instagram

Që nga fillimi i Kupës së Botës, modelja kroate tërhoqi vëmendjen e fansave për bukurinë e saj dhe u bë një personazh i famshëm. Ajo i kalon 2 milionë ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram dhe është pagëzuar si e “dashura e Botërorit’.

Këtë fundjavë ajo do të ketë paraqitjet e fundit në Katar, por të gjithë fansat e saj do të vazhdojnë ta ndjekin përmes llogarisë së saj në Instagram.

CATEGORIES
Share This