U vra që kishte emblemën e UÇK-së/ Profesori vjen me reagimin e ashpër: Dikush t’ia thotë Vuçiqit, që vrau një shqiptar!
Gjatë ditës së sotme është raportuar nga mediat norvegjeze për vdekjen e një shtetasi norvegjez në Serbi.
Pak informacione janë dhënë nga Ministria e Jashtme e Norvegjisë, mirëpo dyshimet janë se bëhet fjalë për një qytetar nga Peja, të quajtur Artan Zymberi.
Lexo edhe Qytetari nga Kosova i vdekur në burgun e Serbisë, kishte në gjoks tatuazhin Adem Jasharin dhe emblemën e UÇK’së
Në lidhje me këtë ka reaguar profesori universitar, Enver Bytyçi.
Ai përmes një postimi në Facebook ka përmendur vizitën e Vuçiqit në Tiranë e që duhet dikush të i tregoj që dje ai ka vrarë një shqiptar pse kishte tatuazhin e UÇK-së dhe fotografinë e Adem Jasharit, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Sot Vuçiq është në Tiranë! Dikush duhet t’ia thotë se dje në burgun e Beogradit ai ka vrarë një shqiptar pse kishte të si tatu në krah emblemën e UÇK-së dhe fotografinë e Adem Jasharit!
Rama nuk ia thotë!