Faqet e njërit prej Kuranineve më të vjetër në botë, ekspozohen në Muzeun e Luvrit në Paris
Faqet e një prej Kuraneve më të vjetra që ekzistojnë dhe një pikturë e përshkruar si “Mona Lisa” e Uzbekistanit, janë ndër thesaret historike të ekspozuara në një ekspozitë të re në Muzeun e Luvrit në Paris.
“Shkëlqimet e Oazeve të Uzbekistanit” përmban më shumë se 170 vepra që ofrojnë një vështrim në të kaluarën e vendit, duke përfshirë piktura të famshme murale, skulptura budiste dhe sende të përditshme që i përkasin qytetërimeve të lashta.
Ekspozita është bashkëkuruar nga arkeologu Rocco Rante, i cili kryen gërmime që nga viti 2009 në Bukhara Oasis të Uzbekistanit, raporton cnn.
” alt=”” aria-hidden=”true” />
Zona dikur ishte një ndalesë e shquar në rrugën tregtare të njohur si “Rruga e Mëndafshit”, e cila kalonte përmes Uzbekistanit të sotëm qindra vjet më parë, duke lidhur Mesdheun me Lindjen e Largët.
“Me ndihmën dhe mbështetjen e kolegëve tanë uzbekë, ne e sollëm në dritë dhe e restauruam një nga Kuranet më të lashtë të shekullit të VIII, që është një zbulim i madh”, tha Rante.
” alt=”” aria-hidden=”true” />
Së bashku me ekspertë nga Uzbekistani, Luvri kreu punime restauruese në shkallë të gjerë në shumë prej ekspozitave. Ndër objektet që do të restauroheshin ishte dera e Gur-i Amīr nga shekulli i XIV me origjinë nga mauzoleumi i Tamerlanit në Samarkand, një qytet në Uzbekistanin juglindor.
U ruajtën gjithashtu piktura uzbeke, duke përfshirë murale monumentale të rezidencës princërore të Varakhsha, që datojnë në shekullin e IV. I vendosur në veriperëndim të Oazës së Buharasë, qyteti i Varakhsha dikur ishte i pushtuar nga Sogdianët, një popull i lashtë që jetonte në Rrugën e Mëndafshit.