Vuçiç nuk ndal kërcënimet ndaj Kosovës: “Na duhën gjysmë ore për ta shkatërruar bazën e tyre”

Vuçiç nuk ndal kërcënimet ndaj Kosovës: “Na duhën gjysmë ore për ta shkatërruar bazën e tyre”

Në vazhdim të intervistë të dhënë sonte në Beograd, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nuk ka hezituar të flas për arsenalin ushtarak që të mund të përdorej kundër Kosovës pas krizës së barrikadave në veri.

“Na duhen 30 minuta për të shkatërruar të gjithë bazën e tyre”, ka thënë Vuçiq, duke mos specifikuar se përcilën bazë e kishte fjalën.

“A e dini se çfarë bëjnë gjashtë obusë (artileri e rëndë – howitzer). Na duhen tridhjetë minuta për të shkatërruar të gjithë bazën e tyre, dhe ne nuk i kishim gjashtë, por 18 obusë”, tha tutje Vuçiq.

Ai ka thënë se “Serbia luftoi për të ruajtur popullin serb në Kosovë, por edhe për të ruajtur paqen”.

“Ne kemi luftuar në të njëjtën kohë për të ruajtur paqen dhe nuk është gjithmonë e lehtë, këtë herë nuk ka qenë as e lehtë, nuk ka ndodhur që nga dje, një situatë e tillë për shkak të një incidenti apo disa, por është duke u përgatitur me vite e vite. Dikush e nënvlerëson gjendjen shpirtërore të popullit serb në Kosovë dhe me vite nuk dëgjon çfarë thonë serbët dhe nuk duan të shohin se çfarë po kalojnë. Këtu nuk e duan as Perëndimi e as shqiptarët”, tha Vuçiq në një paraqitje në TV Prva.

Ai tutje ka folur edhe për ngritjen e gatishmërisë së ushtrisë serbe pas tensioneve në veri.

Vuçiq ka falënderuar Ushtrinë dhe Ministrinë e Brendshme të Serbisë për reagimin në kohë rekord.

“Në vendin tonë 89 për qind iu përgjigjën thirrjes së një numri të madh njerëzish. Serbët kurrë nuk kanë qenë më të motivuar. Kurrë nuk kanë qenë kaq shumë njerëz të mirë të gatshëm të luftojnë për Serbinë. 90 për qind e xhandarmërisë në një mbrëmje ishin gati. Këtë nuk kemi mundur ta bëjmë kurrë ta bëjmë”, ka thënë Vuçiq.

Ai shtoi se të gjithë janë të vetëdijshëm se Serbia është e gatshme të luftojë për paqe.

“98 për qind e serbëve nga veriu i Kosovës i mbështetën barrikadat. Populli ishte i ngopur”, përfundoi ai.

CATEGORIES
Share This