Kurti thotë se bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjë më shumë trysni ndaj Beogradit që të pranojë marrëveshjen me njohje reciproke

Kurti thotë se bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjë më shumë trysni ndaj Beogradit që të pranojë marrëveshjen me njohje reciproke

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se presidenti amerikan e ka thënë shumë qartë që Kosova dhe Serbia kanë nevojë për një marrëveshje finale e cila bën normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohje të ndërsjellë.

Në një konferencë për media, Kurti tha se SHBA dhe shtetet e BE-së duhet t’i bëjnë trysni shtesë Beogradit për të pranuar një marrëveshje të tillë.

“Kosova është shtet normal që ka shënuar hapa të mëdhenj në këto dy vitet e fundit. Kemi stabilitet institucional. Fakti që jemi shtet normal s’do të thotë që e i kemi marrëdhëniet normale me fqinjin tonë. Ka nevojë për një marrëveshje që i normalizon marrëdhëniet dhe kjo duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër. Unë besoj se kjo është e mundur sepse besoj në fuqinë e BE-së dhe SHBA-së që të bëjnë trysni shtesë mbi Beogradin. Kanë mjaftueshëm fuqi që të bëjnë trysni në Beograd që të kemi marrëdhënie normale me një marrëveshje të tillë, e cila do ta bënte përfundimisht njohjen reciproke”.

Ndërkaq, për deklaratat e presidentit serb se nëntë shtete kanë hequr vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës, tha se asnjëherë nuk dolën ashtu.

“Asnjëri prej pretendimeve që e kanë thënë në Beograd nuk është vërtetuar nga MPJ”.

CATEGORIES
Share This