E ndihmoi Kobrën që të fsheh provat, ky është Roland Susuri që u arrestua nga Policia

E ndihmoi Kobrën që të fsheh provat, ky është Roland Susuri që u arrestua nga Policia

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një person në lidhje me vrasjen e Visart Cengut, të martën e 3 janarit, në lokalin “Kobra City”. Sipas policisë, i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në paraburgim.

Gazeta Insajderi mëson se i arrestuari është Roland Susuri nga Prizreni.

Sipas burimeve të Insajderit, Susuri ka fshehur provat në rastin e Dibran Hoxhajt. Krejt kjo pasi kur ndodhi rasti janë zhdukur pamjet nga kamerat e sigurisë në lokalin “Kobra City”.
” alt=”” aria-hidden=”true” />

Arrestimi i tij është konfirmuar përmes raportit të policisë.

“Rr. Tahir Sinani, Prizren 03.01.2023 – 04:00. Lidhur me rastin, është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në paraburgim”, thuhet në raport.

Në anën tjetër, Gjykata Themelore në Prizren iu ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaj ndaj Dibran Hoxhajt i njohur si “Kobra” dhe pesë personave tjerë, lidhur me vrasjen që ndodhi të martën në Prizren, ku një person ka mbetur i vrarë e një tjetër i plagosur.

CATEGORIES
Share This