Mogherini siguronte Isa Mustafën në letrën e vitit 2015 se Asociacioni do të ishte pa kompetenca ekzekutive
Ish-kryediplomati i Kosovës Petrit Selimi, ka publikuar një letër të ish-Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Frederica Mogherini, drejtuar më 2015 kryeministrit të atëhershëm Isa Mustafa ku siguronte se Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.
Selimi në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se se Asociacioni asnjëherë nuk ka pasë të ketë kompetenca ekzekutive dhe se kjo u tha edhe nga dy emisarët, Lajçak dhe Escobar, së fundi.
“Dua të konfirmoj se është mirëkuptim i BE-së që Asociacioni/Komuniteti – në përputhje me Marrëveshjen e Parë dhe Ligjin e Kosovës – nuk do të përbëjë një nivel të tretë të qeverisjes dhe nuk do të ketë fuqi ekzekutive”, thuhej ndër të tjera në këtë letër e publikuar nga Selimi.
“Asociacioni i komunave serbe asnjëherë s’është supozuar të ketë kompetenca ekzekutive dhe duhet të jetë sipas Kushtetutës së Kosovës. Këshilltari Special Chollet e tha këtë dje, emisari Escobar e tha shumë herë. Miroslav Lajcak kështu tha gjithashtu. BE-ja i tha zyrtarisht me shkrim Kosovës kështu që më 2015!”.
🧵 Assoction of Serbian municipalities was never supposed to have executive powers & it must be according to Kosovo constitution. @CounselorDOS Chollet said this yesterday, DAS Escobar said it many times. @MiroslavLajcak also said so. EU formally told in writing to 🇽🇰 so in 2015! pic.twitter.com/A5IOoLs5lu
— Petrit Selimi (@Petrit) January 21, 2023