Arrestohen nëntë persona për keqpërdorim të buxhetit komunal të Lipjanit në vlerë 300 mijë euro

Arrestohen nëntë persona për keqpërdorim të buxhetit komunal të Lipjanit në vlerë 300 mijë euro

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme (hënë), Policia e Kosovës ka arrestuar nëntë (9) persona, të dyshuar se kanë kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit’’ dhe veprën penale të ‘’Mashtrimit’’ nga neni 336 të Kodit Penal të Kosovës.

Sipas Prokurorisë personat e arrestuar në cilësinë e personave zyrtar, si anëtarë të Komisionit teknik kanë bërë pranimin e punimeve të stadiumit futbollistik në fshatin Magure Komuna e Lipjanit, kinse janë kryer punimet sipas kontratës së fituar nga një kompani.

Po ashtu, gjatë këtij aksioni është ndaluar edhe një  person, përgjegjës i Kompanisë në fjalë.

Ndërkaq, personat e lartcekur me këto veprime dyshohet se i kanë shkaktuar dëme buxhetit komunal në vlerë rreth treqind mijë (300,000) euro./Telegrafi

CATEGORIES
Share This