Pamje me dron pas përmbytjeve në Klinë (Video)
Komuna e Klinës, është njëra ndër komunat që u prek më së shumti nga reshjet e shiut.
Përmnytjet kanë lënë shumë dëme pas vete, si në prona publike ashtu edhe ato private
Kryetari Zenun Elezaj, thotë se gjendja vazhdon të jetë e rëndë, dhe se qindra familje janë evakuar nga shtëpitë e tyre.
Elezaj, ka njoftuar se Komuna e Klinës ka themeluar komisionin për të bërë vlerësimin e dëmve të shkaktuara, po ashtu ka kërkuar ndihmën e institucioneve qendrore për t’u dalë në ndihmë.
Asociacioni i Komunave të Kosovës ka bërë thirrje që të krijohet një fond emergjent për rastet kur ka fatkeqësi natyrore, si: vërshime, zjarre.
Ndërkaq, qytetari Elvis Perlleshi, ka xhiruar me dron qytetin e Klinës dhe zonat e tjera të përmbytura nga uji.
Pamjet tregojnë vetura e shtëpi të përmbytyura nga uji, rrugë të bllokuara, si dhe pjesët e tjera të zonave në të cilat qytetarëve iu ka vështirësuar qarkullimi.