“Nëse marrëveshja nuk pranohet, Serbia nuk do të jetë ishull, por Iran në Evropë”, iu është thënë deputetëve serbë europarlamentarët evropianë, sipas N1.

Mediumi serb raporton se eurodeputetët thonë se presidentit të Serbisë në takimin me pesëshen ndërkombëtare më 20 janar i është thënë se hyrja e Serbisë në BE mund të arrihet në vitin 2030 dhe se kjo paketë duhet të zbatohet për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Irani po përballet që më shumë se 10 vite me sanksione nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për naftë dhe banka.