Baraliu thotë se nëse vendi shkon në zgjedhje, Kurti do të siguronte 60 për qind të votave!

Baraliu thotë se nëse vendi shkon në zgjedhje, Kurti do të siguronte 60 për qind të votave!

Analisti nga Amerika, Bleron Baraliu në një postim në Facebook komentoi presionin që ndërkombëtarët po ia bëjnë kryeministrit Albin Kurti për të pranuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Baraliu tha se në rast se vendi shkon në zgjedhje si rezultat i mos pranimit të asociacionit serb, Kurti do t’i siguronte 55-60% të votës.

“Nuk mundet askush me ba shantazh duke profilizuar e ‘fuqizuar’ një shoqëri ‘civile’ e media të kompretuara që jetojnë nga dorëzgjatja ndërkombëtare, që kështu të detyrosh një popull të tërë në kapitullim”, deklaroi ai, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Çdo trysni për t’a pranuar asociacionin ‘serb’ brenda Kosovës që çon vendin në zgjedhje do t’i siguronte Albinit 55-60% të votës. Nuk mundet askush me ba shantazh duke profilizuar e ‘fuqizuar’ një shoqëri ‘civile’ e media të kompretuara që jetojnë nga dorëzgjatja ndërkombëtare,që kështu të detyrosh një popull të tërë në kapitullim.

CATEGORIES
Share This