Bajqinovci ironizon me deklaratën e Hotit për Asociacionin: “Ai e ka zgjidhjen, sikur në 2021-tën..”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, përmes një publikimi në Facebook, ka ironizuar me deklaratën e ish-kryeministrit, Avdullah Hoti, që lidhet me Asociacionin.

Bajqinovci tha se Hoti paska thënë se për shkak të veprimeve të Kurtit, ka kërkesë, siç u shpreh ai, për themelimin e menjëhershëm të Asociacionit.

Deputeti i VV-së tha gjithashtu me ironi se beson që Avdullah Hoti e ka zgjidhjen siç e kishte në vitin 2021.

“Hoti paska thënë sot se për shkak të veprimeve të Kurtit, ka kërkesë për themelimin e menjëhershëm të Asociacionit. Ai besoj e ka zgjidhjen. Sikur e kishte në 2021-tën”,shkroi ai./Lajmi.net

CATEGORIES
Share This