Del video se si u ther 27 herë me thikë 41-vjeçari në mes të bllokut (Video)

Del video se si u ther 27 herë me thikë 41-vjeçari në mes të bllokut (Video)

Del video e siguruar nga VoxNews e masakrimit me thikë të 41-vjeçarit Eder Dorzi në një lokal në zonën ish-bllok në Tiranë.

Maren Hoxha dhe Heridon Hasa sic duket nga pamjet kanë hyrë në lokal dhe janë ulur në tavolinën e Dorzit, i cili shoqërohej edhe nga një person tjetër.

Hoxha dhe Hasa i kanë kërkuar shoqëruesit të 41-vjeçarit që të blinte një paketë cigareje më pas duke përfituar nga momenti kanë sulmuar me thikë 41-vjeçarin.

41 vjecari edhe pse i goditur 27 herë me thikë Dorzi ka arritur të dalë nga lokali dhe të kërkoj ndihmë

Më pas kalimtarët e rastit kanë njoftuan ambulancën dhe Policinë e Shtetit. Edhe pse në gjendje të rëndë, Dorzi dëshmoi në spital para një oficeri policie, ku tregoi ngjarjen dhe edhe identitetin e personave që e sulmuan me thikë.

Shikoni videon e mëposhtme:

Kush është 41-vjeçari që mbeti i plagosur?

Eder Dorzi rezulton një emër i njohur për policinë. Ai është arrestuar pasi ishte në kërkim ndërkombëtar në Itali për shkak se ndaj ishte lëshuar urdhër arresti nga gjykata e Milanos si i përfshirë në një organizatë kriminale dhe prostitucion.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për një shtetas të plagosur me mjet prerës, në një lokal, në rrugën “Vaso Pasha”, ju sqarojmë se ngjarja nuk është fshehur, por për arsye hetimi, me qëllim identifikimin e autorëve, nuk është bërë publike.

Në lidhje me këtë ngjarje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, është punuar intensivisht për identifikimin e autorëve.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë shpallur në kërkim shtetasit M. H., 27 vjeç dhe E. H., 27 vjeç, pasi kanë goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. D., 40 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spitalin, nën kujdesin e mjekëve./voxnews

 

CATEGORIES
Share This