Turqia goditet edhe nga dy tërmete tjera të fuqishme

Turqia goditet edhe nga dy tërmete tjera të fuqishme

Turqia assesi ta marr veten, pasi para pak çasteve është goditur edhe nga dy tërmete tjera që ishin me fuqi më të vogël shkatërruese, pra i treti 5.0 magnitudë, kurse i katërti 5.1.

Kujtojmë që Turqinë sot e goditi një tërmet i fuqishëm prej 7.8 magnitudë, ku si pasojë mijëra persona humbën jetën. E disa orë më vonë ndodhi edhe tërmeti i dytë prej 7.5.

Nga këto tërmete u lënduan mijëra tjerë, e numri i atyre që kanë mbetur të ngujuar nën rrënoja besohet të jetë shumë i madh, transmeton Telegrafi.

Deri më tani pothuajse çdo vend i botës ka shprehur gatishmërinë që ta ndihmojnë Turqinë, në shpëtimin e qytetarëve që kanë mbetur nën ndërtesat e shtëpitë e shembura.

Në anën tjetër, tërmeti i tretë dhe i katërt ndodhi para pak çastesh, por se nuk raportohet për viktima apo dëme materiale. /Telegrafi

CATEGORIES
Share This