Kosovës i shtohen snajperistët, po specializohen në Jordani

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se FSK-së do t’ i shtohen një numër i snajperistëve profesionistë të cilët janë duke ndjekur trajnim special në Jordani.

Ministri Mehaj përmes një status në Facebook ka thënë se trajnimi i snajperistëve të FSK-së po bëhet me Forcat e Operacioneve Speciale jordane.

“Shtohen operatorët snajperistë profesionist në radhët tona. Komandot tona nga Njësia e Operacioneve Speciale janë duke ndjekur trajnimin specialistik për operim me snajper në Jordani me kolegët e Forcat e Operacioneve Speciale të vendit nikoqir”.

Ai po ashtu ka shprehur mirënjohje për shtetin jordanez për mundësinë që i ka dhënë komandove të FSK-së.

“Mirënjohje për mundësinë e ofruar partnerëve jordanez dhe suksese të mëtejme komandove tona! Vazhdojmë drejt sukseseve të radhës!”, ka shkruar tutje Mehaj.

CATEGORIES
Share This