Pas 6 kushteve të Kurtit, Hovenier thërret takim për Asociacionin në rezidencën e tij

Pas 6 kushteve të Kurtit, Hovenier thërret takim për Asociacionin në rezidencën e tij

Rruga drejt Asociacionit të komunave me shumicë serbe duket se tashmë ka hyrë në një dinamikë të re. Pas takimit të 31 janarit në Ambasadën e Amerikës në Prishtinë, u pa një reflektim nga ana e kryeministrit Albin Kurti, i cili e pranoi Asociacionin, ndonëse i vendosi disa kushte. Pas 6 kushteve, Ambasada e ShBA-së do të organizojë përsëri një takim në selinë e saj.

Por kësaj radhe takimi do të jetë joformal. Megjithatë tema është e njëjtë, aty sërish do të diskutohet për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në një përgjigje për Express, një zëdhënës i Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë, deklaroi se të mërkurën, pra nesër, pritet të mbahet një mbledhje e re për Asociacionin, duke insistuar se është takim jozyrtar.

“Pas diskutimit produktiv më 31 janar me një gamë të gjerë aktorësh në Ambasadën e SHBA-së, Ambasadori do ta thërrasë një mbledhje jozyrtare në rezidencën e tij për ta lehtësuar bisedën e mëtejshme.” – deklaroi ky zëdhënë.

31 janari…

Muajin që shkoi, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kishte organizuar një takim në objektin e saj, në të cilën morën pjesë shumë personalitete, përfshirë dy anëtarë të Qeverisë Kurti nga radhët e komuniteteve pakicë. Por në takimin e ftuar nga Hovenier shkoi edhe Arben Vitia, ministër i Shëndetësisë dhe Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit, të cilët janë po ashtu pjesë e partisë së kryeministrit Albin Kurti.

CATEGORIES
Share This