Vetëvendosje me video akuzon LDK-në për qasjen në ekonomi

Vetëvendosje me video akuzon LDK-në për qasjen në ekonomi

“Ekonomia e LDK-së në shërbim të grupeve të interesit”, është titulli i videos së re të Lëvizjes Vetëvendosje. Partia në pushtet ka akuzuar partinë opozitare për qasjen e saj në ekonomi.

Ajo tha se LDK-ja po mburret me akademikët, derisa akuzoi për propozimet e kësaj partie për daljen nga kriza.

Kjo video me LVV-së publikohet vetëm pak orë pasi që LDK-ja me votat e saj i ndihmoi partisë në pushtet që ta miratoi në Kuvend Projektligjin për Byronë Shtetërore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

“Lidhja Demokratike e Kosovës mburret me akademikët e saj. Për profesorët e doktorët në universitet publike dhe private. Vetëm për ekonomi ajo ka thuajse gjithë katedrën e kësaj fushe në UP. Por, cilat janë alternativat e tyre për ekonomi në këto dy vite? Propozimi për ta ulur e më pas hequr akcizën, dhe TVSH-në dhe naftën. Tërheqja e 30% të Trustit. Dhe, ulja e tatimeve e rritja e pagave. Këto pra ishin tri propozimet e tyre. E para, ajo për akcizën dhe TVSH-në e naftës, u shërben naftëtarëve ta rrisin marzhën e fitimit. Ne e vendosëm çmimin tavan, i cili uli çmimin për qytetarët”, thuhet në videon e VV-së.

Partia në pushtet akuzoi LDK-në se tentoi ta shkatërronte sistemin pensional në Kosovë, duke e krahasuar me shkatërrimin serb, ndërsa përmendi edhe uljen e tatimeve dhe rritjen e pagave.

“E dyta, ajo e tërheqjes së trustit, nuk ndihmon ata që kanë nevojë dhe shkatërron sistemin pensional që kemi. Njëherë na e shkatërroi Serbia, së dyti deshën deshtën ta shkatërrojnë doktorët e LDK-së. Dhe e treta, ajo e uljes së tatimeve dhe e rritjes së pagave, një propozim që nuk ka sens, një populizëm i pastër që as nuk merr mundin të tregoj se ku do të merren paratë”.

CATEGORIES
Share This