Ndeshjet gjysmëfinale në turneun IEM Katowice CS:GO

Ndeshjet gjysmëfinale në turneun IEM Katowice CS:GO

Sot (e shtunë) do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të turneut IEM Katowice, ku skuadrat po garojnë për çmimin e vendit të parë prej 400.000 dollarësh.

Turneu në Katowice të Polonisë është afër përfundimit, tani katër skuadra do të garojnë ndaj njëra tjetrës në formatin ‘Bo3’.

Ndeshja e parë do të jetë Heroic ndaj Na’Vi duke filluar nga ora 15:30, ku favoriti pa dyshim se janë ekipi danez.

Në ndeshjen e dytë G2 me renditje në vendin e parë në botë do të takohet me Liquid nga ora 19:30.

Finalja e madhe e turneut pritet të zhvillohet ditën e diel duke filluar nga ora 16:00 në formatin ‘Bo5.

IEM Katowice është njëri ndër turnetë më të mëdhenj të CS:GO, dhe këtë vit ka shpërndarë çmime në vlerë prej 1 milion dollarësh për ekipet pjesëmarrëse.

Ndeshjet e IEM Katowice mund t’i ndiqni në kanalin zyrtar të ESL në platformën Twitch./Telegrafi

CATEGORIES
Share This