Kurti fton qytetarët të apikojnë në konkurset e Ndërmarrjeve Publike

Kurti fton qytetarët të apikojnë në konkurset e Ndërmarrjeve Publike

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për pozitat e lira të punës nëpër Ndërmarrjet Publike dhe ka ftuar qytetarët që të aplikojnë.

Kurti ka thënë se fton veçanërisht gratë, personat me nevoja të veçanta dhe pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë, që të aplikojnë në konkurset e hapura “për të realizuar këtë potencial dhe për t’i rikthyer ndërmarrjet tona publike në kontribues të zhvillimit ekonomik dhe të mirëqenies së gjithmbarshme”.

Ky është njoftimi i plotë i kryeministrit:

Suksesi në rimëkëmbjen dhe zhvillimin e ndërmarrjeve tona publike varet sa nga vullneti aq edhe nga angazhimi. Vullneti i institucioneve. Angazhimi i profesionistëve.

Ne jemi të bindur se ndërmarrjet publike kanë potencialin që të jenë motori i zhvillimit ekonomik ngase operojnë në sektorët kyç të ekonomisë si ai i energjetikës, minierave, komunikimeve postare e elektronike, transportit hekurudhor, e ujërave.

Kjo na bën që të jemi të përkushtuar që në to të angazhohen profesionistë me aftësi e përgatitje të duhura krahas integritet personal.

Andaj, ftojmë të gjithë, veçanërisht gratë, personat me nevoja të veçanta dhe pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë, që të aplikojnë në konkurset e hapura për të realizuar këtë potencial dhe për t’i rikthyer ndërmarrjet tona publike në kontribues të zhvillimit ekonomik dhe të mirëqenies së gjithmbarshme.

Konkurset e hapura:

Telekomi i Kosovës ShA:

— Zyrtar i auditimit të brendshëm

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ShA:

— Auditor kryesor, Zyra e Auditimit të Brendshëm

— Auditor i lartë financiar, Zyra e Auditimit të Brendshëm

— Auditor junior i përputhshmërisë, Zyra e Auditimit të Brendshëm

— Auditor junior operativ, Zyra e Auditimit të Brendshëm

— Auditor junior financiar, Zyra e Auditimit të Brendshëm

— Drejtor i burimeve njerëzore

Trepça ShA:

— Zyrtar çertifikues në Departamentin e Financave

— 5 Inxhinierë të elektroteknikës dhe energjetikës

http://trepcacorporation.com/index.php?page=announcements

Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës – Infrakos ShA:

— Zyrtar kryesor i financave dhe i thesarit

Kompania Rajonale e Ujitjes “Radoniqi-Dukagjini” ShA Gjakovë:

— Kryeshef ekzekutiv

https://kruradoniqi-dukagjini.com/perseritet-konkursi…/

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ShA:

— Zyrtar kryesor i financave dhe i thesarit

— Drejtor komercial, shef i cilësisë së ujit dhe burimeve

Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK) ShA:

— Zyrtar kryesor i financave dhe i thesarit

— Sekretar korporativ–këshilltar i përgjithshëm

https://www.kmdk-ks.org/?page=1,7

CATEGORIES
Share This