Levizja Vetëvendsoje ia publikon  Vlora Çitakut fotot me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal, që kishte lidhje me oligark rus e politikan shqiptar!

Levizja Vetëvendsoje ia publikon Vlora Çitakut fotot me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal, që kishte lidhje me oligark rus e politikan shqiptar!

Deputeti i VV-së, Artan Abrashi, ka publikuar disa fotografi ku Vlora Çitaku shihet me ish-agjenti e lartë të FBI-së Charles McGonigal.

Abrashi ka thënë se tashmë është i njohur rasti ‘Mcgonigal’, andaj “nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku është mirë të na njoftojë për lidhjet dhe takimet me këtë person dhe temat e diskutuara”.

Postimi në Facebook:

Të gjithë shqiptarët tashmë janë të njohur për ‘rastin Mcgonigal’, ish shefin e kundërzbulimit të FBI-së, dhe lidhjen që kishte me politikanët shqiptarë, por edhe me oligarkë rusë.

Në debatin publik e televiziv në Shqipëri, sepse në Kosovë nuk ka pasur asnjë të tillë, kemi parë tek përmenden edhe politikanë nga Kosova. Rasti Mcgonigal nuk është çfarëdo teme por çështje që ndërthuren shumë zhvillime politike.

Image

Vlora Çitaku

‘’Një juri e madhe federale e SHBA po heton nëse ish-agjenti i lartë i FBI-së Charles McGonigal ka marrë pagesa ose dhurata nga zyrtarë qeveritarë në Mal të Zi, Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë apo Kosovë’’, thuhet në artikullin e BallkanInsight.

Ish-ambasadorja dhe tash nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku është mirë të na njoftojë për lidhjet dhe takimet me këtë person dhe temat e diskutuara.

Image

Vlora Çitaku

CATEGORIES
Share This