Për kërkesën e Serbisë për kthimin e ushtrisë në Kosovë, komandanti i KFOR-it: Ishim…

Për kërkesën e Serbisë për kthimin e ushtrisë në Kosovë, komandanti i KFOR-it: Ishim…

Komandanti i KFOR-it, Angelo Ristuccia, ka folur për kërkesën e Serbisë për kthimin e ushtrisë në Kosovë.

Ai është shprehur se e vetmja brengë e tij ishte mbajtja stabile e situatës.

“E vetmja brengë e imja ishte që të mirëmbajë situatën po aq stabile, aq sa do të mund të bënim, për të mundësuar që të rifillojë dialogu, e kam pritur këtë kërkesë, sepse e kanë përmendur shumë herë këtë kërkesë dhe isha gati kur ka ardhur kërkesa”, ka thënë ai, për Klan Kosova.

Ristuccia është shprehur se para se t’i përgjigjeshin kësaj kërkese, kanë analizuar dhe më pas e kanë bërë këtë gjë.

“Kemi analizuar, kemi shënuar dhe pastaj jemi përgjigjur dhe ua kemi bërë të qartë që KFOR-i është plotësisht i pajisur, i organizuar për të bërë mandatin e vet dhe natyrisht kemi edhe mekanizma për të rritur prezencën e trupave tona nëse përkeqësohet situata. Pra ishim më se të qartë se ne ishim dhe jemi dhe do të jemi plotësisht të zotuar ndaj zbatimit të mandatit tonë”, është shprehur Ristuccia.

Ai ka thënë se KFOR-i e kanë një pasqyrë të qartë të asaj se çfarë ndodh në terren.

“Më lejoni të sigurojë të gjithë popullatën në Kosovë, që ne kemi një kuptim të qartë të asaj se çfarë ndodh në terren. Do të doja t’ua rikujtoja të gjithëve që ne kemi në terren intelegjencën e NATO-s, kemi 27 vende, 27 aleatë të NATO-s dhe 7 vende partnere, të cilat janë plotësisht të zotuara që të na mbështesin në këtë fushë”.

“Pra, kemi një pasqyrë të qartë se çfarë po ndodh dhe ne bëjmë të gjitha mundimet për të kuptuar se çfarë po ndodh në terren”, është shprehur ai.

CATEGORIES
Share This