Kurti i përgjigjët Vuçiqit i cili tha që s’lejon anëtarësimin e Kosovës në OKB: Kjo do të ishte shkelje e nenit 4
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka reaguar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq pasi ky i fundit mbrëmë ka thënë se Serbia do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Kurti ka thënë se kjo do të përbënte shkelje të nenit 4 të propozimit evropian.
Kreu i Qeverisë së Kosovës ka shkruar tutje se normalizimi i raporteve është i mundur vetëm nëse të dyja palët negociojnë në mirëbesim dhe thotë se mesa duket Serbia ka vendosur që të mos veprojë në një mënyrë të tillë
“Normalizimi i marrëdhënieve është i mundur vetëm nëse të dyja palët negociojnë në mirëbesim. Serbia me sa duket ka vendosur të mos e bëjë këtë”, ka shkruar kreu i Qeverisë së Kosovës.