Analisti serb: Vuçiqi është diktator, Kisha Ortodokse Serbe ‘piun’ e rob i tij

Analisti serb: Vuçiqi është diktator, Kisha Ortodokse Serbe ‘piun’ e rob i tij

Analisti serb, Branislav Kërstiq, ka bërë një krahasim interesant lidhur me pushtetin e kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Kërstiq në “Politiko” ka thënë se Kosova ka pluralizëm dhe se Kurti nuk ka fuqi sa t’i eliminojë kundërshtarët, ndërsa presidentin serb, Vuçiq e ka quajtur diktator që kontrollon edhe Kishën Ortodokse Serbe.

“Asociacioni është i vetmi kusht, për Vuçiqin për me pranu pavarësinë Kosovës. Vuçiqi po flet përralla ai është në problem qysh me i bind nënshtetasit e vet serbë se ai e ka fituar atë për cilën ka luftuar 10 vitet e fundit. Kosovë e kemi pluralizëm, regjimi i Kurtit nuk është aq I fortë sa me i anulu oponentët. Në Beograd Vuçiqi se ka problem, se ka as Kishën se ka problem. Kisha është piun i Vuçiqit. Paramendoni një institucion më i vjetër se 1 mijë vjet në Serbi është rob i diktatorit në Serbi.”, ka thënë ai.

CATEGORIES
Share This