Tentim vrasja në Prishtinë, shkon në 4 numri i të arrestuarve

Tentim vrasja në Prishtinë, shkon në 4 numri i të arrestuarve

Njësiti i hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, sot i ka arrestuar edhe tre persona të dyshuar, të cilët kanë qenë të përfshirë në rastin “tentim vrasje” që ka ndodhur dje në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Hetimi filletar dhe sqarimi i rrethanave rreth rastit, nga ana e hetuesve ka rezulltuar me identifikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar:

R. I, mashkull, 19 vjeç dhe

G. H, mashkull, 19 vjeç.

Po ashtu masa e arrestit policor i është shqiptuar edhe njërit prej personave të lënduar:

A.V, mashkull, 19 vjeç, i cili po vazhdon trajtimin mjekësor në QKUK.

Si ka ndodhur rasti?

“Me datën 04.03.2023 rreth orës 13:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në lagjen Bregu i Diellit, në Prishtinë.

Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar dy persona, njëri nga ta dyshohet të ketë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë.

Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, njofton Policia./Indeksonline

CATEGORIES
Share This