Pas ratifikimit në parlamentin turk, Stoltenberg e mirëpret Finlandën në NATO
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka mirëpritur ratifikimin në parlamentin turk të aplikimit të Finlandës për anëtarësim në NATO.
Stoltenberg vlerëson se Finlanda dhe Suedia do ta bëjnë NATO-n më të fortë dhe se të gjithë aleatët pajtohen që këto dy shtete të bëhen pjesë e aleancës.
“Unë mirëpres vendimin e Turqisë për të ecur përpara me ratifikimin e anëtarësimit të Finlandës në NATO. Finlanda dhe Suedia do ta bëjnë NATO-n më të fortë. Të gjithë aleatët pajtohen që të dy duhet të bëhen anëtarë të plotë sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shkruar Stoltenberg në Twitter.
I welcome #Türkiye’s decision to move ahead w/ratification of #Finland’s NATO membership. #Finland and #Sweden will make #NATO stronger. All allies agree that both should become full members as soon as possible. https://t.co/oov2SWsyKm
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) March 17, 2023