Kurti thotë se i mbetet BE-së të gjejë mekanizma për ta bërë ligjërisht të obligueshme!

Kurti thotë se i mbetet BE-së të gjejë mekanizma për ta bërë ligjërisht të obligueshme!

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar sërish për takimin e djeshëm në Ohër, ku ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të gjejë mekanizma për të bërë marrëveshjen bazë për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme.

Kurti ka falënderuar përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell, emisarin për dialogun Miroslav Lajçak dhe të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për “angazhimin e palëkundur”.

“Ne erdhëm në Ohër me qëllime të mira dhe treguam mirëbesim gjatë takimeve të djeshme. Falënderoj Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak dhe zëvendësndihmëssekretarin e Shtetit të SHBA-së, Gabriel Escobar, për angazhimin e tyre të palëkundur. Po ashtu Maqedoninë e Veriut për mikëpritje shumë të ngrohtë. Tash kemi arritur marrëveshje për aneksin e implementimit të Marrëveshjes Bazë. Serbia – si në takimin e fundit në Bruksel – shmangu nënshkrimin e Marrëveshjes, e tash edhe të Aneksit. Mbetet te BE-ja të gjejë mekanizëm për të bërë këtë marrëveshje ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme”, ka shkruar Kurti në Twitter./GazetaSinjali

CATEGORIES
Share This