Shpallet afati i aplikimit për Provimin e Jurisprudencës, Ministria e Drejtësisë jep detaje

Ministria e Drejtësisë e ka shpallur afatin për aplikim për ata që duan ta japin Provimin e Jurisprudencës.

Afati i aplikimit do të jetë prej datës 20 deri më 27 të këtij muaji.

Provimi i Jurisprudencës do të mbahet në muajin maj.

“Ftohen të gjithë kandidatët e interesuar, të cilët dëshirojnë që të aplikojnë për dhënien e Provimit të Jurisprudencës që do të mbahet në muajin Maj 2023, se: Afati për dorëzimin e Kërkesës dhe dokumentacionin përkatës për aplikim për Provim të Jurisprudencës fillon prej datës 20 – 27 Mars 2023”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Informacionin e plotë e gjeni në linkun e mëposhtëm të ueb faqes së Ministrisë së Drejtësisë:

 

CATEGORIES
Share This