Kurti citon Skender Hysenin: Lumir Abdixhiku është Vetëvendosje në LDK

Kryeministri i Republikës së Kosovës po raporton para deputetevë të Kuvendit të Kosovës për takimin e Ohrit me presidentin serb Vuçiq.

Në këtë seancë ai ka replikuar me kryetarin e PDK-së dhe LDK-së duke iu thënë se ata po flasin si me qenë aktivista të VV-së që kanë dhënë dorëheqje.

“Pom doket vetja si në Këshill të përgjithshëm të Vetëvendosjes por ky është parlamenti i Kosovës ku jeni ju partitë opozitare, ju nuk jeni Vetëvendosje. Nuk e di pse po me kujtohet deklarata e Skender Hysenit i cili pati thënë se Lumir Abdixhiku është Vetëvendosje në LDK, ka thënë tutje Kurti.

Sipas tij opozitarizmi bëhet o me kritika racionale, o me zemërim revolucionar por jo pa asnjëren.

CATEGORIES
Share This