I riu nga Kosova vdes duke e shpëtuar dikë në Amerikë

I riu nga Kosova vdes duke e shpëtuar dikë në Amerikë

Adem Qorri nga Drenasi, i cili jetonte me familje në Florida të ShBA-së ka humbur jetën dje teksa po e shpëtonte dikë.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët në Facebook.

Sipas njoftimi, i ndjeri ka humbur jetën duke shpëtuar dikë.

“Me pikëllim të madh morëm lajmin për vdekjen tënde në Amerikën e largët! Me vdekë duke shpëtu jetë është vdekje fisnike! Do të mbetesh i pavdekshëm! Për herë në zemrat tona, Adem Halim Qorri”, ka shkruar një familjar i Ademit.

CATEGORIES
Share This