Eurodeputeti Mandl thotë se Marrëveshja e Ohrit s’ka ende njohje, madje as njohje de fakto

Eurodeputeti Lukas Mandl ka folur në lidhje me pritjet që ka ai pas marrëveshjes së Ohrit.

Në një intervistë për Klan Kosovën, z. Mandl ka deklaruar se beson që Kosova do të zbatojë Propozimin Evropian.

Mandl ka theksuar që sa i përket nenit 7, vetëmenaxhimit ku Kurti e pranoi se ndodhej Asociacioni, duhej të merrej shembull “një strukturë e ngjashme me Tirolin e Jugut”.

Në deklaratën më të rëndësishme, Mandl – një mbështetës i madh i Kosovës – ka thënë që marrëveshja nuk ka njohjen “madje as njohjen de fakto”. Kujtojmë se kryeministri Kurti e thotë ekzaktësisht të kundërtën vazhdimisht.

“Mund të jetë një hap përpara. Por, nuk është ende njohja, madje as njohja de fakto.” – është shprehur ai.

Megjithatë, ai ka theksuar që është e rëndësishme që palët të nënshkruajnë marrëveshjen.

Stabilitet politik

Ai u shpreh edhe në lidhje me qëndrimet e opozitës për Propozimin Evropian (Marrëveshjen e Ohrit dhe atë të Brukselit).

“Pjesë të mëha të bashkësisë ndërkombëtare e kanë vlerësuar lart stabilietin e politikës së Kosovës tash e disa vjet. Kjo është më e rëndësishme se disa tensione të vogla në politikën e brendshme.” – tha ai.

Kush është Mandl?

43-vjeçari austriak është anëtar i një partie të djathtë austriake, dhe është pjesë e Parlamentit Evropian prej nëntorit 2017.

Ai ka mbështetur vazhdimisht liberalizimin e vizave për Kosovën. I pyetur për këtë çështje, ai raportohet të ketë thënë këto fjalë:

“Siç e dinë të gjithë, një pakicë e shteteve anëtare, qeveritë hezitonin të vendosnin për të për shumë vite. Që nga 1 janari do të jetë në fuqi udhëtimi pa viza dhe do të jetë shumë i vonuar.” – u shpreh z. Mandl.

CATEGORIES
Share This