Blinken e krahason Dodikun me Putinin

Blinken e krahason Dodikun me Putinin

Blinken e krahasoi Dodikun me Putinin Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken e krahasoi presidentin e Republika Srpska Srpska Milorad Dodik me Vladimir Putinin.

“Sulmet e Milorad Dodik ndaj të drejtave dhe lirive themelore në Republika Srpska tregojnë se ai është në rrugën autoritare të Presidentit Putin.

Departamenti i Shtetit, i përfaqësuar nga ambasadori Murphy, vazhdon të avokojë për të ardhmen demokratike dhe të begatë që e meritojnë të gjithë qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës”, shkroi Blinken në Twitter.

Dodik njoftoi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me ambasadat amerikane dhe të Britanisë së Madhe në Bosnje-Hercegovinë, duke vlerësuar në të njëjtën kohë rolin e Rusisë dhe presidentit të saj Putin./KosovaPost

CATEGORIES
Share This