Tërmkolli thotë se po të ishte gjallë Rugova do të çonte letër në Speciale në mbrojtje të UÇK-së
Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli ka reaguar pas gjykimit të nisur ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Ajo ka deklaruar se po të ishte gjallë Ibrahim Rugova do të dërgonte letër në Speciale në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe popullit të Kosovës dhe se do të uronte pafajësinë e të gjithë të akuzuarave.
Tërmkolli nuk ka kursyer kritikat ndaj presidentet e kryeministrit, për heshtjen e tyre.
“Ku po jetojnë përfaqësuesit më të lartë të Kosovës, në çfarë planeti janë?!”, ka shkruar ajo mes tjerash.
Reagimi i plotë:
Po të ishte Presidenti Rugova, e pakta që do të bënte dje, ai do të niste një letër Gjykatës Speciale në mbrojtje të luftës së UҪK-së dhe popullit të Kosovës për çlirim nga okupatori gjenocidal serb dhe do të uronte pafajësinë e të gjithë të akuzuarëve. Burrështetasi e patrioti i vërtetë, në rend të parë vë interesin e shtetit!
Asnjë fjalë nga Presidentja, tani! Asnjë fjalë nga Kryeministri, tani!
Ku po jetojnë përfaqësuesit më të lartë të Kosovës, në çfarë planeti janë?!
Presidentja u muar me plotësimin e “stafit” të saj, ndërsa Kryeministri dhe ndihmësit e tij me ”Zajedenicën”!
Turpi ka emër e mbiemër!
Dhe jo vetëm turpi!