Arbitri godet me gju lojtarin, dënohet me 12 ndeshje pezullim

Arbitri godet me gju lojtarin, dënohet me 12 ndeshje pezullim

Një arbitër meksikan është dënuar me 12 ndeshje pezullim pasi ka goditur me gju një futbollist.

Lojtari i Leon, Lucas Romero, po i kërkonte me këmbëngulje gjyqtarit Fernando Hernandez të shikonte një episod në VAR, kur ky i fundit ngriti gjurin dhe e goditi në pjesët intime.

Menjëherë, Romero u rrëzua në tokë nga dhimbja.

Federata e Futbollit e Meksikës hetoi episodin dhe vendosi që të ndëshkonte ashpër arbitrin, me plot 12 ndeshje pezullim.

CATEGORIES
Share This