Vuçiq del në konferencë përkrah kriminelit Radoiçiq, thotë se brenda një jave do të shpallen konkluzionet për Kosovën

Vuçiq del në konferencë përkrah kriminelit Radoiçiq, thotë se brenda një jave do të shpallen konkluzionet për Kosovën

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka folur pas një takimi me serbët nga veriu i Kosovës. Vuçiq në fillim të prezantimit tha se ka pasur konsultime me përfaqësuesit më të rëndësishëm të Listës Serbe.

“Ne ramë dakord të punojmë së bashku në javën e ardhshme që të dalim me një njoftim të përbashkët për të gjitha ngjarjet që na presin. Nga zgjedhjet që disa i kanë caktuar për 23 prill, në të cilat serbët nuk do të marrin pjesë, e deri te shumë çështje të tjera. Ajo që është gjithashtu e rëndësishme është se takimi i radhës do të jetë në Rashkë, deri në të cilin duhet të pajtohemi për një platformë të përbashkët”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se tema e dytë ishte vazhdimi i, siç tha, progresi ekonomik në Kosovë.

“Njerëzit nga veriu dhe jugu kanë shfaqur indinjatë të madhe kundër lidershipit në Prishtinë. Ata kërkojnë mbështetje më të madhe nga shteti i Serbisë, dhe unë dëgjova dhe kuptova gjithçka që ata thanë”, tha Vuçiq.

Ai tha se serbët janë veçanërisht të indinjuar nga arrestimi i bashkëqytetarëve të tyre.

“Unë nuk jam një optimist i madh. Kam frikë se disa njerëz nuk e kuptuan se çfarë po ndodh në Kosovë”.

Presidenti i Serbisë tha se konkluzionet konkrete të përbashkëta do të shpallen për gjashtë apo shtatë ditë.

Në konferencë, në krahun e tij ka qëndruar Milan Radoiçiq, krimineli kryesor nga veriu i Kosovës, i hetuar, akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe njeriu që është në listën e zezë të SHBA-së.

CATEGORIES
Share This