Veprim kombëtar e patriotik nga Myftiu Tërnava! BIK hap xhami të re për shqiptarët dhe bosnjaket musliman në Leposaviq
Sot në namazin e xhumas është përuruar i xhamia e re në fshatin Cerajë në Leposaviq.
Në përurimin e xhamisë morën pjesë i pari i Bashkësisë Islame në Kosovë, Naim Tërnava së bashku me Enis Ramën dhe disa hoxhallarë të tjerë.
Në ndërtimin e këtij objekti fetar kanë kontribuar donatorë të ndryshëm, ndërkaq banorët e asaj zone janë shprehur të kënaqur dhe e kanë konsideruar veprimin kombëtar e patriotik.
Ja postimi i plotë i BIK-ut!
Ditën e sotme është bërë përurimi i xhamisë në fshatin Cerajë në Leposaviq.
Në përurimin e xhamisë morën pjesë kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë, kryetari i Këshillit të BI-së së Mitrovicës, Enis Rama, imamë e efendilerë të tjerë, si dhe xhematë të shumtë.
Në ndërtimin e këtij objekti fetar kanë kontribuar donatorë të ndryshëm, ndërkaq banorët e asaj zone janë shprehur të kënaqur dhe e kanë konsideruar veprimin kombëtar e patriotik.
Hytben e xhumasë e mbajti Myftiu Naim ef. Tërnava, i cili përgëzoi banorët për këtë xhami të re. Ai tha se Bashkësia Islame e Kosovës mbetet e përkushtuar për ngritjen e infrastrukturës fetare në vend. Myftiu Tërnava foli gjithashtu edhe për vlerat dhe begatitë që ka muaji i bekuar Ramazan, në të cilin veçse gjendemi, duke lutur kështu Zotin Fuqiplotë për pranim të ibadeteve që i bëjmë gjatë këtij muaji.