Dronët kamikaz të ushtrisë ukrainase, hedhin në erë kamionin dhe tankun rus (Video)

Dronët kamikaz të ushtrisë ukrainase, hedhin në erë kamionin dhe tankun rus (Video)

Operatorët ukrainas të dronëve po vazhdojnë me sulmet e tyre ndaj makinerisë luftarake ruse.

Ata me dronët kamikaz po hedhin në erë tanke, mjete të ndryshme të blinduara e madje edhe sisteme raketore, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, një dron tjetër poashtu kamikaz hodhi në erë një tank të ushtrisë së Putinit, i cili pandërprerë po shtinte në drejtim të pozicioneve të ushtrisë ukrainase.

Ai fillimisht lokalizohet dhe më pas droni i vërsulet me shpejtësi dhe përplaset në të, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm që shkatërroi tankun.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, operatorët e dronëve kanë luajtur një rol të veçantë në fushëbetejë./Telegrafi

CATEGORIES
Share This