Me një fund dramatik dhe me shumë dilema, Napoli ia rrëmben tri pikë Juventusit në Allianz Stadium!

Me një fund dramatik dhe me shumë dilema, Napoli ia rrëmben tri pikë Juventusit në Allianz Stadium!

Napoli ka triumfuar 1-0 ndaj Juventusit në derbin e luajtur në kuadër të javës së 31-të në Serie A.

Ndeshja filloi me kujdes të shtuar nga dy skuadrat, po ashtu me një respekt të madh duke e ditur për cilësinë që posedojnë njëra-tjetra.

Derisa synon të përfitonin nga ndonjë gabim në fazën defanzive, mirëpo edhe me kundërsulme, pjesa e parë përfundoi pa ndonjë rast serioz.

Në 45 minutat e dytë u pa qartë një angazhim tjetër nga dy skudrata dhe u krijuan raste për gol.

Por, shansi më serioz u krijua në minutën e 70-të, kur Victor Osimhen lëshoi një mundësi të artë kur gjuajti fuqishëm, por topi përfundoi jashtë.

Gabimin e tij nuk e bëri Angel Di Maria, që ia doli të shënjëstronte saktë portën, por që festa e tij u ndalë në gjysmë.

Pas rishikimit në VAR, me shumë dyshime u bë e ditur se ishte shkaktuar faul në ndërtim të aksionit dhe goli i Zonjës së Vjetër u  anulua.

Mirëpo, lojtarët napolitanë nuk u ndalën deri në fund dhe ia dolën të shënonin golin e fitores përmes Giacomo Raspadori në minutën e 90+3-të me një asistim të Eljif Elmas.

Pas javës së 31-të, Napoli vazhdon të jetë lider me 78 pikë, ndërsa Juventusi është në të tretin me 59 sosh.

Në xhiron e 32-të, Napoli do ketë punë me Salernitanan, ndërsa Bianconerët përballen me Bolognan./Telegrafi

CATEGORIES
Share This