Kurti deklaron se antarësimi në KiE do t’i shtojë vlerë demokracisë dhe sundimit të ligjit në shtetin tonë!

Kurti deklaron se antarësimi në KiE do t’i shtojë vlerë demokracisë dhe sundimit të ligjit në shtetin tonë!

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosova e ka kaluar me sukses fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Kurti përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se komiteti i Ministrave të shteteve anëtare me mbi dy të tretat e votave i ka dhënë sot mbështetje aplikimit të Kosovës në KE.

“Kosova kalon me sukses fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Komiteti i Ministrave të shteteve anëtare, me mbi dy të tretat e votave të nevojshme, i dha sot mbështetje aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke përmbyllur kështu fazën e parë të anëtarësimit të plotë të Republikës sonë në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare”, ka shkruar Kurti.

Tutje Kurti ka deklaruar se Kosova do të jetë vlerë e shtuar për Këshillin e Evropës.

Kryeministri Kurti, ka falënderuar ministren, Gërvalla, zëvendësministrin Ahmeti për punën e tyre dhe partnerët e shtetëve anëtare për përkrahjen.

“Shteti ynë do të jetë vlerë e shtuar për Këshillin e Evropës. Këshilli i Evropës do t’i shtojë vlerë demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit në shtetin tonë. Falënderoj ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ministren Gërvalla, zëvendësministrin Ahmeti dhe ekipet e tyre për punën e pandërprerë, si dhe partnerët tanë e shtetet anëtare, për përkrahjen e pakursyer”, përfundoi ai.

CATEGORIES
Share This