Al – Nasr eliminohen edhe nga një kupë tjetër, Ronaldo shpërtheu keq ndaj bankinës së ekikpit
Një Cristiano Ronaldo dukshëm i frustruar u pa duke bërtitur drejt stolit të skuadrës së tij në pjesën e parë, pasi Al Nassr pranoi gol kundër Al Wehda.
Al Nassr pësoi humbje në gjysmëfinale 1-0 ndaj Al Wehda në stadiumin KSU në turneun e King Cup.
Jean-David Beauguel hapi rezultatin për Al Wehda në pjesën e parë, me skuadrën Saudite Pro League që mbeti me 10 lojtarë në fillim të pjesës së dytë.
Pavarësisht përjashtimit nga Abdullah Al-Hafith në minutën e 53-të, Al Nassr nuk ishte në gjendje të shënonte golin e barazimit.
Ronaldo ishte afër të shënonte golin e barazimit për Al Nassr në minutën e 81-të, por që gjuajtja e tij u ndal nga traversa.
Sulmuesi portugez 38-vjeçar u shfaq i tërbuar në pjesën e parë dhe mund të shihej duke shprehur pakënaqësinë e tij ndaj bankinës së skuadrës së tij.
Ronaldo ka shënuar 11 herë dhe ka regjistruar dy asistime në 14 paraqitjet e tij për Al Nassr që nga shkuarja e tij në Arabinë Saudite.
Megjithatë, pesë herë fituesi i Topit të Artë ka parë Al Nassr të eliminohet në Superkupën e Arabisë Saudite dhe aktualisht janë pas Al-Ittihad në tabelën e Ligës Pro Saudite./Telegrafi