Binjakët shqiptarë që “po luajnë” me drejtësinë italiane, kryen dhjetëra vjedhje por s’po mund t’i dënojnë dot

Binjakët shqiptarë që “po luajnë” me drejtësinë italiane, kryen dhjetëra vjedhje por s’po mund t’i dënojnë dot

Binjakët shqiptar Edmond dhe Eduard Trushi janë kthyer në vëmendjen e policisë italiane, e cila ka shpërndarë në rrjetet një foto të tyre, teksa iu kërkon qytetarëve ndihmë për kapjen pasi akuzohen për dhjetëra vjedhje.

Vëllezërit operojnë në zonën e Udines dhe dyshohet se kanë kryer disa krime në banesa, por mbetet problemi kryesor që i mban ata gjithnjë larg hekurave, 38 vjeçarët është e pamundur t’i dënosh.

Kjo për shkak se janë identikë. E njëjta gjatësi, të njëjtat veshje, të njëjtët tatuazhe. Madje dhe testet e ADN nuk mund të arrijnë në konkluzione përfundimtare se kush prej të dyve është autori i krimit, pasi dhe ajo është shumë e ngjashme dhe, për këtë arsye, për ligjin, janë të pafajshëm.

Vëllezërit duket se po përfitojnë nga kjo gjë dhe po e përdorin atë pasi sipas autoriteteve ata asnjëherë nuk e kryejnë një vjedhje së bashku.

CATEGORIES
Share This