Përleshen fizikisht dy arsimtare në në një shkollë në Prizren

Përleshen fizikisht dy arsimtare në në një shkollë në Prizren

Dy arsimtare janë përleshur fizikisht mes vete në një shkollë në Prizren.

Rasti ka ndodhur ditën e premte, ndërsa njëra ka pranuar ndihmë mjekësore.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje, e dyshuara femër kosovare i ka shkaktuar lëndime trupore viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës.

Detaje tjera lidhur me rastin ende nuk janë bërë publike./Telegrafi

CATEGORIES
Share This