Dhjetra mijëra protestues në rrugët e Beogradit kërkojnë dorëheqjen e presidentit serb: “Vuçiq, largohu…”

Dhjetra mijëra protestues në rrugët e Beogradit kërkojnë dorëheqjen e presidentit serb: “Vuçiq, largohu…”

Më shumë se dhjetëra mijëra qytetarë u mblodhën para Kuvendit të Serbisë për të protestuar kundër dy tragjedive të mëdha që ndodhën javën e kaluar. Siç ishte paralajmëruar, në protestë do të lexohen kërkesat, për të cilat qeveria ka afat deri të premten, 12 maj për t’i plotësuar ato. Pas leximit të kërkesave, “lumi” i qytetarëve ka nisur të ecë në këmbë drejt ndërtesës së Qeverisë së Serbisë.

Në ndërkohë, masa e njerëzve është dëgjuar duke brohoritur “Vuçiq, largohu!”, duke i dërguar kështu mesazh presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se është koha që ai të japë dorëheqjen.

Turma e qytetarëve para Qeverisë së Serbisë e përshëndeti me duartrokitje deklaratën e mësueses që rilexoi kërkesat e protestës. Ata thërrisnin “dorëheqje, dorëheqje”.

CATEGORIES
Share This