Vdes 56-vjeçari në Prizren, dyshohet se e zuri rryma
Një person ka vdekur në fshatin Milaj të Prizrenit gjatë së shtunës.
56-vjeçari dyshohet se është goditur nga rryma.
Kështu tha Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin Prizrenit.
Por, ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur rasti.
Bytyqi tha se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
“Policia bashkë me emergjencëm kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Nga mjekët e emergjencës është konstatuar vdekja e tij”, tha Bytyqi.