Befason ambasadori amerkina, dënon aksionin e policisë së Kosovës në Veri dhe kërkon që të ndalet menjeherë!
Ambasada e SHBA-së në Kosovë i ka dënuar veprimet e autoriteteve të shtetit të Kosovës për t’i futur kryetarët e rinj në objektet e komunave.
Në një reagim në profilin e ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, thuhet se “masat e dhunshme” duhet të ndërpriten menjëherë.
“Shtetet e Bashkuara dënojnë veprimet që po vazhdojnë nga autoritetet kosovare për të hyrë në objektet e komunave në veri të Kosovës. Masat e sotme të dhunshme duhet të ndalen menjëherë”, ka shkruar Hovenier.
The United States condemns the ongoing action by Kosovan authorities to access municipal buildings in the north of Kosovo. Today’s violent measures should be immediately halted.
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) May 26, 2023