Bildt: Militantët serbë duke sulmuar NATO-n, kjo është më e keqja që e kemi parë ndër vite
Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt ka reaguar pas publikimit të pamjeve nga veriu, ku shihet derisa protestuesit serbë ushtrojnë dhunë mbi ushtarët e KFOR-it, duke lënë dhjetëra prej tyre të lënduar rëndë.
Bildt ka thënë se pamjet e sotshme janë më të rëndat për shumë vite.
“Kjo është më e rënda që është parë në Kosovë për shumë vite. Militantët serbë në veri të Kosovës sulmojnë forcat e NATO-s dhe lëndojnë dhjetë prej tyre. Cikli i eskalimit duhet të ndërpritet me shpejtësi”, ka thënë Bildt.
🎥 Dhunë, të shtëna e gaz lotsjellës pas intervenimit të KFOR-it
Disa pjesëtarë të lënduar të KFOR-it janë parë në rrugë të Zveçanit pas intervenimit për t’i shpërndarë protestuesit serbë në Zveçan.
©️ Arben Hoti/REL
🔗https://t.co/xqZrgCQlBg pic.twitter.com/fEzbN1FhLz
— Radio Evropa e Lirë (@evropaelire) May 29, 2023